Dita e votimeve në “zjarr”, meteorologët: Mbërrin i nxehti afrikan, ja sa shkojnë temperaturat nesër

unnamed

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, temperaturat do të jenë ekstremisht të larta. Ashtu si edhe pjesa tjetër e Ballkanit edhe vendi ynë po përjeton një të nxehtë të pazakontë, që kap shifra rekord nesër, më 25 qershor, ditën e votimeve.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në rang vendi do të shënojnë deri në 39 gradë. Meteoalb bën me dije se, një faktor favorizues i të nxehtit, është goditja e territorit shqiptar nga vala e të nxehtit afrikan.

Meteorologët parashikojnë se temperatura më të larta do të kenë zonat qëndrore përfshirë edhe Tiranën edhe zonat jugore, keshtu gjithë ultësira perëndimore do të ketë temperatura nga 36 deri në 39 gradë.

Por meteorologët thonë se këto janë temperatura të matura në hije, që do të thotë se në diell janë plus 6 gradë më të larta, prandaj dhe kujdesi duhet të jetë maksimal kur të dilni për të votuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zonat me kanabis, GDF: Monitorimi ajror u zhvillua nga 15 maji-15 shtator

Mbyllet monitorimi ajror kundër kanabisit. Monitorimi ka vijuar nga 15 maji deri...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.