Ditëlindja e Berishës, Flamur Noka dhe fiksimi me UDB-në



Sali Berisha dhe Flamur NokaPas publikimit të formularit të dekriminalizimit, mediat pranë qeverisë po tregohen agresive në kërkim të problemeve që mund të kenë të djathtët.

Fjala bie, përsa i takon Sali Berishës, Shqiptarja.com shkruan se ai ka manipuluar ditëlindjen e tij.

Duke rimarrë një teori që ka qarkulluar në media prej disa kohësh, gazeta shkruan se “Berisha e ka ndryshuar datën e lindjes, për ta afruar me datën e lindjes së Enver Hoxhës, me bindjes se, ky manipulim do t’i hapte dyert e Bllokut”.

Deputeti socialist, Arben Çuko, thotë se, Sali Berisha e ka manipuluar datën e lindjes, ndërsa paralajmëron edhe zbardhen e kësaj çështje, me instrumentet ligjore.

“Jam i pritur që të besoj se, Sali Berisha e ka ndryshuar datën e lindjes për ta afruar me datën e lindjes së Enver Hoxhës. Kaq servil i pështirë ka qenë,” thotë ai.

Kurse TemA shkon më larg, kur thotë se deputeti demokrat, Flamur Noka, ka gënjyer në formularin e tij, pasi është arrestuar në Prizren në vitin 1991.

Sipas gazetës, serbët e kanë mbajtur në qeli për 40 ditë dhe gazeta aludon se Noka mund të ketë jetë bërë bashkëpunëtor i UDB-së.

Aludimet për ndikimin e UDB-së në politikën shqiptare kjo gazetë i ka nisur herët, që me rastin e Namik Dokles e duke përfunduar tek bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Drejtësia, si raport i përhershëm force

Nga Ervis Iljazaj Në vitet e fundit në Shqipëri, problemet e drejtësisë...
Read More