Djalë apo vajzë? Ajola Xoxa së shpejti mama…

Ajola Xoxa është ndër më bukuroshet në Tiranë, por edhe bashkëshortja e kryebashkiakut.

Pas një dasme madhështore në Kalanë e Gjirokastrës vite më parë, tani kanë një lajm tjetër të mrekullueshëm.

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj presin të sjellin në jetë një fëmije.

Ajola është në muajin e gjashtë të shtatzënisë së shumë pritur pas një kohe relativisht të gjatë martese.

Gjatë pritjes që Erion Veliaj ka pasur sot në Bashkinë e Tiranës me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, ai ka folur për herë të parë në lidhje me shtatzëninë e bashkëshortes së tij.

“Në kohën e Skënderbeut mbilleshin pemë kur martohej një çift dhe kur lindnin fëmijët. Edhe unë do e nis këtë se e kam Ajolën në muajin e gjashtë të shtatzënisë. E kemi çun”, mësohet të jetë shprehur Veliaj.

Pritet që fëmija të vijë në jetë gjatë muajit tetor dhe sigurisht që është një ndër momentet më të shënuara për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij.

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arta Marku: Do t’i japim jetë Qeverisë së Re të sistemit prokurorial…

    Prokurorja Arta Marku ka ftuar kolegët e saj të votojnë...
Read More
CLOSE
CLOSE