Djali i Gafur Mazrekut ka një mesazh për Edi Ramën

Pak ditë më parë, me propozim të Kryetarit të Bashkisë Has, Adem Lala Këshilli Bashkiak i Hasit ka vendosur me shumicë votash shpalljen “Qytetar Nderi” i Hasit të Gafur Mazrekut.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër Partia Demokratike, e cila ka dënuar vendimin dhe ka deklaruar se iniciator i tij është Edi Rama.

Por, edhe kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar ashpër duke e quajtur vendimin një turp dhe ka kërkuar nga Prefekti i Kukësit që ta refuzojë atë vendim.

Dritare.net ka komunikuar me familjen e Gafur Mazrekut, të cilët ndodhen në Britani të Madhe, për të marrë nga ta qëndrimet e tyre për këtë situatë të krijuar në Shqipëri.

“Ndjehem shumë krenar dhe i privilegjuar që rrethi i Hasit nuk humbi asnjëherë punën dhe sakrificën që bëri Gafurr Mazreku për Hasin. Jam shumë  falënderues ndaj gjithë hasjanëve që mbështeten Gafur Mazrekun ndër këto vite. Dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala, dhe anëtarët e  Këshillit Bashkiak të Hasit!”-është shprehur djali i Gafurr Mazrekut, Frederik Mazreku.

Familjarët e Mazrekut refuzojnë të komentojnë qëndrimet e Partisë Demokratike duke thënë që: “Nuk duam të hapim plagë të vjetra dhe nuk duam të replikojmë”.

Por, nëse për PD nuk kanë asnjë koment, djali i Mazrekut i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, duke dënuar deklaratat e tij.

“Reagimi i Edi Ramës ndaj këshilltarëve të Hasit për mendimin tim ishte një reagim i pavend dhe jo i duhuri”, shprehet djali i Mazrekut.

Në lidhje me  vendimin e Prefektit të Kukësit, i cili deklaroi se vendimi i Këshillit Bashkiak të Hasit bie ndesh me ligjin për dekoratat, familja e Mazrekut shprehet se e respekton si vendim.

“Jam plotësisht në  rregull me vendimin e prefektit dhe e mirëkuptoj dhe respektoj ligjin e Shqipërisë”-përfundon ai deklaratat.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë: SHBA bën thirrje për qetësi dhe dialog

  Shtetet e Bashkuara thanë se dënojnë me forcë ngjarjet e së...
Read More