Djali i mbushi 1 muaj, Ajola e lumtur në krahët e Erion Veliajt



Një muaj më parë Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj u bënë prindër për herë të parë.

Ajola solli në jetë një djalë që çifti vendosi ta pagëzojë me emrin e veçantë Kajan.

Herë pas here, ata kanë publikuar dedikime të ëmbla për të birin, pa dashur të zbulojnë ende portretin e tij.

Por, në datën 6 të këtij muaji, Kajan ka mbushur plot një muaj jetë dhe në shtëpinë e Erionit dhe Ajolës sigurisht që kjo datë është festuar.

Çifti i ka bërë të voglit një tortë shumë të këndshme me krem të bardhë, e zbukuruar me ëngjëj prej sheqeri, ku shkruhej “1 muaj me Kajan”, siç mund ta shihni në fotot e galerisë.

I urojmë jetë të gjatë e të lumtur Kajan!

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Angeline Jolie dhe Brat Pitt në luftë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Gati dy vite pasi që e ka dërguar kërkesën për divorc, çifti...
Read More