Djali masakron me “çifte” prindërit, fqinja: S’ishte mirë, nuk fliste me njeri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit. Krimi në familje ka tronditur sot Xhafzotajn në qytetin bregdetar, duke shënuar dy viktima. Ali dhe Jenije Nika, të dy 75-vjeç, janë qëlluar për vdekje me armë gjahu “Çifte” nga djali i tyre Leo Nika, 32-vjeç.

Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë një debat mes dy prindërve dhe djalit të tyre i cili mësohet të ketë qenë i dehur. Ai ka qëlluar disa herë mbi dy prindërit, duke i lënë të vdekur në vend.

Dy të moshuarit janë gjetur nga policia në derën e shtëpisë të gjakosur, ndërsa jo shumë metra larg vendit të krimit është arrestuar autori si dhe është sekuestruar arma e krimit.

Dëshmon fqinja

Një nga fqinjet thotë se ai ka rënë në sy për sjellje të çuditshme teksa ishte i hutuar dhe nuk fliste me njeri. Familja Nika, të cilës ajo i ka shitur tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë, ka ardhur nga Dibra në vitin 1995.

“Ishin njerëz të urtë. Nuk e kam parë në gjendje të mirë djalin kohët e fundit, ecte në gjendje të hutuar dhe në rrugë, nuk fliste. Shkonte e vinte jashtë shtetit, pasi punonte andej. Familja Nika është me origjinë nga Peshkopia, kanë ardhur në vitin 1995 në Xhafzotaj. Unë iu kam shitur truallin ku kanë ndërtuar banesën”, rrëfen një nga fqinjet e çiftit Nika.

Policia: Autori i dehur, me probleme mendore

Burime pranë policisë bëjnë të ditur se autori Leo Nika ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit. Gjithashtu dyshohet se ai vuan edhe nga probleme mendore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, ndërsa po heton edhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *