Djegia e makinës së Flori Mumajesit, hetohen konfliktet me këto këngëtarë

flori mumajesi

Zjarri që përfshiu garazhin e një pallati mbrëmjen e së dielës në Tiranë ka qenë i qëllimshëm dhe objektiv ka qenë automjeti luksoz i kantautorit të njohur Flori Mumajesi.

Në pritje të identifikimit të autorit të zjarrvënies, për të cilin grupi hetimor thotë se është në rrugën e duhur, mësohet se janë ngritur disa pista, duke nisur që nga konflikti i një viti më parë që kantautori Mumajesi pasi me kantautorin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine e me të cilin pati edhe një përplasje fizike në 2015.

Nga ana tjetër po verifikohet një tjetër konflikt, ndonëse virtual, që Mumajesi pati pas Këngës Magjike me vëllezërit Endri e Stefi Prifti.

Nga ana tjetër, nisur nga fakti që makinës së tij iu vu flaka vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re Nallane 2, policia po hetohen nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës dhe autorit të ngjarjes. Burimet theksuan se jashtë vëmendjes së grupit hetimor nuk është lënë as konkurenca në biznesin privat që Mumajesi ka jashtë muzikës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pamela ndihet seksi në menopauzë, shkruan libër për feminizmin

Po, mund të jeni seks symbol edhe kur kaloni në menopauzë [ngg_images...
Read More