Djemtë e Azem Hajdarit shoqërohen në polici

Dy djemtë e Azem Hajdarit janë ndaluar nga policia, pas kallëzimit për dhunë të ushtruar ndaj një personi.

Kirjald Hajdari, 32-vjeç, dhe Azem Hajdari, 19-vjeç, janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit, më 2 janar 2018, pasi mbi ta rëndon akuza e “Plagosje e lehtë me dashje”.

Dy vëllezërit Hajdari u ndaluan për ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor të 2017, ku te ”Varrezat e Dëshmorëve”, në kryeqytet, kishin rrahur shtetasin Mikel Eduart Margjeka.

Ndërkohë, pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sulmi i Berlinit, vrasësi ende i lirë

Një pakistanez i kapur të hënën si drejtuesi i dyshuar i kamionit...
Read More