Do të magjepseni nga këto pamje të kapura nga hapësira

Imazhe marramendëse të dritave të veriut të fiksuara nga hapësira, janë prezantuar nga një astronaut italian. Një video 30 minutëshe, e filmuar nga stacioni hapësinor ndërkombëtar, tregon një dritë të gjelbër që lëviz mbi sipërfaqen e errë të tokës.

aurora 1

Picture 1 of 10

Dritat e veriut, ose aurora, është një shfaqje natyrore drite në qiellin e tokës, kryesisht e parë nga arktiku dhe Antarktida. Ndërsa pak njerëz mbi tokë janë aq me fat sa ta kenë parë spektaklin, akoma më të paktë janë ata që mund të pretendojnë se e kanë parë nga hapësira.

Paolo Nespoli, astronauti i agjencisë evropiane hapësinore, që ka fiksuar imazhet, bëri një postim në tëitter ku ndau kënaqësinë e tij për ndjekjen e aurorës, që ai e përshkroi si diçka që nuk i takon kësaj bote.

Stacioni hapësinor ndërkombëtar, konfirmoi në twiter se shfaqja mahnitëse është fiksuar më 15 shtator, mbi Kanada. Të tjerë përdorues të twitter-it ndanë fotot marramendëse të fenomenit, të parë nga toka.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shpërbëhet Kuvendi i Maqedonisë votimi duartrokitet

Dje deputetët e Maqedonisë kanë votuar për shpërbërjen e Parlamentit të Maqedonisë....
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.