Dogjën të gjallë në makinë shqiptarin, dënohen dy të rinjtë britanikë


Dy adoleshentë britanikë kanë marrë dënimin për vrasjen e një 31-vjeçari shqiptar. Ata dogjën të gjallë  shqiptarin në makinën e tij më 27 shtator të vitit të kaluar.

Ai ishte Vilson Meshi me origjinë nga Hasi i cili zotëronte një lavazh makinash si dhe ishte bodybuilder.

Atë natë, 31-vjeçari kishte udhëtuar me makinën e tij drejt qytetit ku jetonin fëmijët, por nga lodhja e kishte zënë gjumi në një parking.

Pikërisht gjithçka ndodhi atëherë kur dy adoleshentë, 18 vjeçari Keani Hobbs dhe një 16 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, qëlluan drejt makinës së tij një fishekzjarr.

Makina mori flakë menjëherë duke bërë që Meshi të digjej brenda saj, shkruan BBC.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Këshilltarët e qeverisë dhe mbreti Solomon

Nga Prengë Pepa Vjeshta e këtij viti do të sjellë ndryshime të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.