Dokumentat e bëra publike mbi vrasjen e John F. Kennedy

Për vrasjen e John F. Kennedy edhe sot vazhdojnë të qarkullojnë teori komploti. Por të gjitha janë dëshmuar si të rreme. E megjithatë sa më pak që ato shpjegojnë të kaluarën, aq më shumë ato dëshmojnë për të sotmen.

Për vrasjen e John F. Kennedy edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të qarkullojnë teori komploti. Por të gjitha janë dëshmuar si të rreme. E megjithatë sa më pak që ato shpjegojnë të kaluarën, aq më shumë ato dëshmojnë për të sotmen.

„Një konfuzion “. Kështu e shpreh përmbledhtas përshtypjen e tij politologu dhe publicisti Larry J. Sabato për dokumentat e bëra tani publike mbi vrasjen e John F. Kennedy në nëtor 1963. Me orë të tëra ai e ka studiuar këtë material prej rreth 2800 dokumentash – e si rrjedhojë rezultatet ai i pasqyroi në „Nju Jork Times” me një analizë të përgjthshme.

Sipas tij Meksika askohe ishte partnere kooperuese e SHBA-së; ky vend ndihmonte para vrasjes së Kennedy-t në përgjimin e ambasadave të vendeve të tjera. Avokati Mark Lane, i cili asokohe mbronte nënën e vrasësit të Kennedy-t Lee Harvey Oswald, ka nxjerrë teori të mirëfillta komplotesh. Por studimi i dokumentacionit nuk ka nxjerrë asgjë, veëse një sërë informacionesh të parëndësishme, kështu mund ta kuptosh analizën e Sabato.

Por dosjet e papublikuara deri më sot për këtë rast ngjallin kuriozitet. Pasi Trump udhëzoi publikimin e dokumentave, CIA, FBI si dhe të tjera shërbime sekrete insistonin, që të paktën një pjesë e tyre të mbaheshin sekrete. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, këto shërbime duan që në këtë mënyrë të garantojnë mbrojtjen e informantëve të atëhershëm. Tani Trump u ka dhënë shërbimeve sekrete një afat prej gjashtë muajsh në mënyrë që ato në pretencën e tyre të argumentojnë mos publikimin e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përdoreni imagjinatën si instrument të fuqishëm për arritjen e suksesit

Imagjinata gjithmonë i shpinë njerëzit në krijime të mrekullueshme, pasi që është...
Read More