Dokumentet tregojnë se Rusia e ka paguar ish-këshilltarin Flynn

michael-flynn-afer-presidentit-rus-vladimir-putin-gjate-nje-ceremonie-ne-moske-ne-dhjetor-te-vitit-2015

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, ishte paguar nga kompanitë ruse me 67 mijë dollarë, para zgjedhjeve presidenciale, tregojnë dokumentet e publikuara mbrëmë nga anëtari demokrat i Dhomës Përfaqësuese, Elijah Cummings, nga shteti Merilend.

Demokrati Cummings ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, që të paraqes shënime gjithpërfshirëse për kontaktet e zotit Flyyn me qeveritë e jashtme dhe interesat t ij.

Flyyn i kishte marrë 33,750 dollarë nga kanali televiziv RT, që udhëhiqet nga qeveria e Rusisë, për paraqitje në një zhvillim në Moskë në dhjetor të vitit 2015, disa muaj para se Flynn formalisht të caktohej këshilltar i fushatës Trump.

Zoti Cummings thotë se pranimi nga ana e zotit Flynn i pagesës së kanalit televiziv RT, paraqet shkelje të dispozitave për të ardhura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sipas së cilës nuk lejohet që oficerët e pensionuar ushtarakë të marrin dhurata nga fuqitë e jashtme.

Pos, pagesës nga RT, Flynn i kishte marrë edhe 11,250 dollarë për dy fjalime në Uashignton, nga dy kompani ruse.

Atij i ishin paguar edhe shpenzimet për vendosje në hotelet luksoze të Michael Flynnit dhe djalit të tij, gjatë udhëtimit në Moskë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shumica e të rinjve evropianë nuk janë religjiozë

Një anketim me të rinj të Evropës ka treguar se shumica e...
Read More