Donald Lu flet sërish për ‘peshqit e mëdhenj’: Të futen në burg këta…

Ambasadori i Shteteve të Donald Lu nuk heq dorë nga ‘peshqit e mëdhenj’. Në aktivitetin e organizuar sot nga Ministria e Brendshme, Donald Lu tha se është bërë shumë në këto 8 muaj kundër krimit por se mbetet ende shumë.

Ai përmendi arrestimin e Met Kananit, kapjen e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekajt etj. Por Donald Lu e quajti dështim të qeverisë dhe policisë mos arrestimin e Klement Balilit.

“Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për tu’ bërë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi, më pas banda e tij u arrestua në Shqipëri.

Policia mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani. Disa anëtarë të bandës së tij janë arrestuar dhe do arrestohen të tjerë.

Hetimi penal kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla vazhdon. Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses.

Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit.
I bëjmë thirrje që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, deklaroi Lu.

Ambasadori amerikan tha se KPK ka thënë se planifikon të përfundojë vettingun e kandidatëve për KLP këtë verë. “Kjo do të sjellë krijimin e shpejt të KLP, SPK-ut dhe BKH.

Ne kemi konfirmuar burimet. Kokat e krimit duhet të kenë frikë dhe drejtësia për ta po vjen”, u shpreh Donald Lu.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fruti që pastron trupin nga toksinat dhe ju ndihmon të humbisni peshë

Prej sa kohësh nuk detoksifikoni trupin tuaj? Dëshironi të humbni disa kile...
Read More