Donald Lu: Në fillim të vitit që vjen arrestohen ‘peshqit e mëdhenj’


Të martën, në Ministrinë e Brendshme u prezantuan detaje nga operacioni “Forca e Ligjit”.

Në aktivitet foli ambasadori i SHBA, Donald Lu, që paralajmëroi arrestimin e peshqve të mëdhenj.

“Presim arrestimin e disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Partnerët e presin këtë, populli e kërkon këtë,” tha Donald Lu.

“Deri tani organet e drejtësisë kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Shqipëria ka një problem për lidhjen e grupeve kriminale me politikën,” tha Lu duke përmendur emrat e Arben Ndokës, Elvis Roshit, Mark Frrokut apo Gentian Muhametit.

“Ju thoni që peshku i madh e ha peshkun e vogël, por për njëherë të parë në Shqipëri, do hamë peshkun e madh,” tha Lu.

“Nëse SHBA ju mbështet, presim rezultate nga ju. Veprat flasin më shumë se fjalët”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Parlamenti i ri mblidhet ditën e shtunë, datë 9 shtator

Presidenti Ilir Meta caktoi datën 9 shtator si seancën e parë të...
Read More