Donald Trump nis takimet e nivelit të lartë

632847452-british-prime-minister-theresa-may-looks-on-as-u-s-jpg-crop-promo-xlarge2

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Donald Trump. Ajo është e para udhëheqëse botërore që takohet me presidentin e ri amerikan.

Të dy udhëheqësit pozuan para fotografëve, ndërsa në sfond ishte busti i Winston Churchill, bust i rikthyer në zyrën ovale nga Trump, pasi ishte hequr më parë nga Obama.

“Faleminderit! Jemi shumë të kënaqur që ju e rikthyet sërish në zyrë”, i tha Theresa May presidentit amerikan. Takimi pritet të zgjasë rreth një orë.Marrëdhëniet Britani-SHBA, çështje të tregtisë dhe politikës së jashtme zënë vëndin kryesor në axhendën e takimit, raporton BBC, transmeton Lapsi.al

Megjithatë kryeministrja e Britanisë nuk mund të negociojë asnjë marrëveshje tregtare, derisa vendi i saj të dalë përfundimisht nga Bashkimi Europian. Ditën e nesërme Trump pritet të ketë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ish lideri i Katalonjës kërkon unitet mes mbështetësve

Ish-presidenti i rajonit të Katalonjës u ka bërë thirrje mbështetsëve të pavarësisë...
Read More