Donald Trump paralajmëron një ‘ konflikt të madh…shumë të madh’ me Korenë e Veriut

trump-kim-jong-un

Donald Trump ka paralajmëruar për një ” konflikt të madh, shumë të madh” mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, duke thënë se një përballje katastrofike me shtetin e izoluar ishte “absolutisht” e mundur.

Në një intervistë në prag të ditës së 100 në detyrë, Presidenti amerikan tha se ishte i angazhuar për zgjidhjen e krizave diplomatike në mënyrë paqësore, poo shtoi se ka shumë mundësi që vendi i tij nisë një konflikt edhe më të madh me shtetin diktatorial të Kim Jong-un.

“Ka mundësi që ne të mund të përfundojmë në një konflikt të madh, shumë të madh me Korenë e Veriut. Absolutisht që ka mundësi “, u shpreh presidenti amerikan, në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Trump tha se veprimet e Phenianit(kryeqytetit koreanoverior) ishin shqetësimi i tij më i madh, shkruan “The Independent”.

Gjithashtu presidenti amerikan shprehu vleresime të mëdha ndaj Presidentit kinez, Xi Jinping, për ndihmën e vendit të tij në përpjekjet për të frenuar Korenë e Veriut.

Shkruar Nga
More from Revista User

I moshuari përfundon i plagosur me thikë në Spitalin e Vlorës, reagon policia

Një i moshuar ka shkuar i plagosur me thikë në spitalin e...
Read More