Donald Trump për emigrantët: Do t’iu shporr nga vendi!

donald-trump-pointing
Donald Trump u duk fillimisht se pas fitores do të hiqte dorë nga disa premtime të tij të bëra gjatë fushatës elektorale. Por, duket se ai është i vendosur sa i takon dëbimit të emigrantëve të paligjshëm.
Trump thotë se do të dëbojë 2 deri në 3 milionë emigrantë që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm menjëherë sapo të marrë detyrën.
Një deklaratë të tillë, Trump e bëri në të parën intervistë televizive pas fitores së zgjedhjeve.
Presidenti i zgjedhur theksoi se do të mbajë politika të ashpra ndaj emigracionit dhe gjithashtu këmbënguli në ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
“Ajo çfarë do të bëjmë është që njerëzit që janë kriminelë dhe që kanë precedentë, janë pjesë e bandave, shitës droge, që ka shumë të tillë, ndoshta 2 milionë apo edhe 3 milionë, ne do t’i shporrim nga vendi ynë ose do t’i burgosim”, u shpreh Trump.
Ai shpjegoi se pasi fillimisht të sigurohet kufiri, Zyra e Emigracionit dhe punonjësit e doganave do të procedojnë me kontrollin e statusit të emigrantëve pa dokumente në vend.
Shkruar Nga
More from Revista User

Femrat i preferojnë meshkujt zeshkanë dhe shtatshkurtër; meshkujt i preferojnë biondinat me sy të kaltër

Hulumtimet e ‘Match.com’ i kanë rrëzuar mendimet e mëparshme se femrat i...
Read More