Donald Tusk optimist, krahason Ballkanin Perëndimor me Koretë…: Treguan se e pamundura është e mundur

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i cili ka nisur një tur takimesh nëpër Ballkan, tha një ditë më parë se lajmet që vijnë nga Gadishulli Korean dhe ajo që ai ka përjetuar ditët e fundit, tregojnë se ‘e pamundura mund të bëhet e mundur’.

‘Ajo çfarë kam dëgjuar sot nga Koreja dhe ajo që kam përjetuar në Ballkan ditët e fundit, do të duhej të ishte diçka pozitive për të gjithë, se e pamundura mund të bëhet e mundur dhe se gjithçka varet tërësisht nga vullneti i mirë dhe guximi i individëve’, shkruan Donald Tusk në Twitter.

Tusk ka vizituar këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka përçuar mesazhin se Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri i tyre më i besueshëm.

Tusk po ashtu i ka siguruar ato se kanë të ardhme evropiane, nëse i përmbushin kriteret.

Të premten dy Koretë janë zotuar se do të denuklearizojnë plotësisht Gadishullin Korean dhe kanë thënë se presin që fundi zyrtar i luftës të shpallet deri në fund të vitit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zgjedhjet në Itali: E djathta udhëheq, por nuk bën dot qeverinë

  Zgjedhjet e vitit 2018 në Itali kanë dy fitues. Lëvizjen e...
Read More