Dorëheqja e Tahirit dhe kapja e Çekajt, Rama paralajmëron arrestime të bujshme

Përmes dy postimeve të shkurtra dhe të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama shigjeton opozitën dhe paralajmëron arrestime të tjera të bujshme në javët në vazhdim, pas ndalimit të Arbër Çekajt në Gjermani.

“Jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarr marazi të ndezin”, shkruan Kryeministri.

Opozitën e qorton në lidhje me deklaratat e lëshuara për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Për opozitën, dorëheqja erdhi pas një pakti mes ish-ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit.

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?🤔Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë🇦🇱🇪🇺”, shkruan Rama.
Shkruar Nga
More from Redaksia

Andi Bejtja, thirrje gazetarëve: A keni dinjitet?! Bojkotoni Ramën!

Pamë sot një skenë, që nuk e kemi parë në asnjë vend të botës, në asnjë vit, në asnjë shekull, në asnjë epokë: Kryeministrin e një vendi,...
Read More