Dorëhiqet Sekretarja e Brendshme britanike, keqinformoi mbi emigrantët



Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd ka dhënë dorëheqjen duke thënë se ajo, pa dashur, kishte keqinformuar deputetët në lidhje me objektivat për largimin e emigrantëve të paligjshëm, raporton TCH.

Rudd, që do të mbante një deklaratë në dhomën e komuneve, ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen në lidhje me skandalin Uindrash. Ajo u përball me kritika për ekzistencën e objektivave të ministrisë së brendshme për kthimin e emigrantëve të paligjshme dhe kishte dijeni për këtë.

Sekretarja e Brendshme në hije, Diane Abbott, që në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Rud të largohet, tha se ajo bëri atë që duhej. Sipas saj, arkitektja e kësaj krize, Theresa May, duhet të dalë në dhomën e komuneve për të dhënë shpjegime nëse ajo kishte dijeni se Amber Rudd ka keqinformuar parlamentin dhe publikun, javën e kaluar. Të dielën, britanikja Guardian publikoi letrën e plotë që e kish raportuar një javë më herët, në të cilën Rud parashtronte planet për të deportuar 10 për qind më shumë emigrantë të paligjshëm gjatë viteve të ardhshme.

Rudd mësohet se i ka telefonuar kryeministres mbrëmjen e të dielës për ti thënë vendimin e saj në mesin e kundërshtive në rritje dhe apeleve që ajo të japë dorëheqjen. Ndërkohë në letrën e saj të dorëheqjes, Rudd nënvizon se ajo merr përgjegjësi të plotë për faktin se nuk ishte në dijeni që informacioni që i ishte dhënë zyrës së saj përmendte objektiva.

Vetë May tha se i vinte shumë keq të shikonte zonjën Rudd të largohej nga ministria e brendshme dhe se ajo duhet të ishte krenare për punën e bërë. Pasuesi i Rudd, pritet të bëhet i ditur në orët në vijim. Amber Rudd është personi i pestë që jep dorëheqjen nga kabineti qeveritar britanik, që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit të shkuar duke pasuar Sir Michael Fallon, Priti Patel, Damian Green and James Brokenshire.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Tre probleme për t’u përballuar në luftën ndaj terrorizmit

Nga Angelo Panebianco Mbërritur në këtë pikë, në këtë fazë të luftës...
Read More