Dorëzohet në polici i dyshuari si autor i masakrës së Lushnjes



Zhvillime të reja nga masakra e Lushnjës. Burime të lapsi.al thanë se këtë të premte është vetëdorëzuar në polici një nga të dyshuarit si i përfshirë në vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve të mërkurën që lamë pas.

Bëhet fjalë për Julian Sulën. I riu ishte një nga të dyshuarit si personi i tretë i përfshirë në atentat së bashku me të shpallurit në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Burime në policinë e Lushnjës i thanë lapsi.al se Sula i njohur edhe me nofkën “Juli i Pashakos” është duke u marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me ngjarjen.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Filmat e animuar mund të kenë një efekt të mirë në psikologjinë e fëmijëve

Është fakt se çdo njeri e ka një film të preferuar të...
Read More