Dosja Habilaj/ 40 persona nën hetim, kur Tahiri mori ‘Audin’ në Romë


Zyrtarisht dosja voluminoze e grupit kriminal “Habilaj”, e përkthyer nga specialistët e ministrisë së Drejtësisë, ka mbërritur këtë të martë te prokuroria e krimet e rënda.

“Abc News” raporton se, nën hetim janë rreth 40 persona, ndër të cilët edhe ish-ministri Brendshëm Saimir Tahiri. Fillimisht dosja ka kaluar në prokurorinë e përgjithshme, ku në total janë 1800 faqe të cikluara.

Ky hetim po zhvillohet në të anët e Adriatikut ku më herët gjykata e Katanias kishte lënë në masë sigurie arrest me burg, Moisi Habilaj, i cilësuar nga akuza si kreu i grupit kriminal.

Për të njëjtën dosje, qëndron pas hekurave në vendin tonë, financieri i Habilajve, Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri. Këtij të fundit iu gjetën në banesën e tij në Babicë të Vlorës rreth 4 ton kanabis. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim edhe vëllai tjetër i Moisiut, Florian Habilaj.

Gjithashtu, në dokumentet të përkthyera gjendet edhe shumë udhëtime me automjetin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ia kishte shitur më herët familjarëve të Habilajve.

“ABC News” ka arritur të sigurojë përgjimet e kryera ku thuhet se, zyrtarisht Deputeti Tahiri kishte udhëtuar gjashtë herë jashtë vendit me “Audin A8”. Burime konfidenciale pohojnë se, rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri, kthehet me ish-automjetin e tij nga Italia.

Nga përgjimet rezulton se, Deputeti kishte marrë në kthim makinën tip “Audi A8” në qytetin e Romës dhe nga përgjimet dyshohet se automjet ia kishte dërguar një nga pjesëtarët e grupit të Habiljave.

Me përfshirjen e 40 personave nën hetim nga pala Italiane dhe ajo Shqiptare, prokuroria e krimeve të rënda kërkon të rikthejë edhe njëherë dosjen në “site”, pasi shumë çështje ose janë ndarë ose janë pushuar.

Rreth 1 muaj më parë e njëjta prokuroria kishte kërkuar leje nga këshilli i mandateve për hetim në masë sigurie arrest me burg për Tahirin, por ajo kërkesë u rrëzua në Parlament me 75 vota kundër.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Basha “i mbyll derën” Ramës: I vetmi pakt për Shqipërinë, shteti ligjor

Basha i përgjigjet ftesës së për pakt për prokurorin: I vetmi pak...
Read More