‘Dosja Habilaj’, Elona Gjebrea: Nuk jam thirrur në Prokurori

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea tha se nuk është thirrur në Prokurori për dosjen e Habilajve.

Ajo tha se lajmi i publikuar nga mediat është i pavërtetë.

“Jam e hapur për Prokurorinë dhe mediat. Nëse do më thërrasin, do të shkoj”.

“Panorama” shkruante sot Gjebrea është thirrur në Prokurori në cilësinë e ish-zv.ministres së Brendshme, në kohën që në krye të këtij dikasteri ishte Saimir Tahiri, tashmë person nën hetim. Deputetja socialiste dyshohet se ka bashkëpunuar me Habilajt.

Mbrëmë në “Opinion” Blendi Fevziu foli për këtë çështje teksa lexoi një mesazh, sipas të cilit një deputete e Partisë Socialiste është thirrur nga Prokuroria për Krimet e Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Habilaj”.

“Deputete e PS dhe ish-zyrtare e lartë është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar.

Unë emrin nuk po e them për etikë, kjo ngjarje ka disa ditë që ka ndodhur dhe nuk është konfirmuar ende”, deklaroi Blendi Fevziu.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Prishtinë/ I jepet lamtumira ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Mesazhi i ndjerë i së bijës

Sot në Prishtinë, Kosovë, po i jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit të...
Read More