“Dosja Habilaj”: Noka ‘thumbon’ Gjebrean, përgjigjet deputetja


Deputetja e PS-së Elona Gjebrea është përfoluar në media si person pjesë e dosjes së Habilajve.

Disa portale kanë cituar burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, se ajo ka udhëtuar me ish-shefin e saj Saimir Tahirin në Audin që ky i fundit u kishte shitur Habilajve.

Ky fakt ka shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve me Flamur Nokës së PD dhe Elona Gjebrea të PS.

“Ky është buxheti i krimit, buxheti i Habilajve. Kanë dalë emrat konkret. Apo jo zonja ish Zv. Ministre?”, – iu drejtua deputeti i PD.

Ajo ia ktheu: “Çfarë do më thënë me këtë ti? Nuk më intimidon dot mua”.

Kurse në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Gjebrea tha se ndihet e qetë dhe se është e gatshme të shkojë në prokurori në çdo moment.

“Unë do të shkoj në prokurori dhe do të përgjigjem për çdo gjë. Kam qenë dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori”, tha Gjebrea.

Ajo kërkoi nga gazetarët që të mos bëjnë lojën e ‘kazanit’.

“Në radhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni të përdorni shpifje”.  

Të enjten, burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur për Tv Klan se Elona Gjebrea ka udhëtuar me këtë makinë në Gusht të vitit 2014.

Tv Klan ka parë fashikullin në të cilin saktësohet se ish–zëvendësministrja e Brendshme ka udhëtuar më 8 Gusht të vitit 2014 nga porti i Sarandës për në Greqi në shoqërinë e shefit të saj në atë kohë, Saimir Tahirit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nisma e re e Bashkisë së Tiranës: Më jep qesen, të jap një trastë!

Qytetarët e Tiranës janë surprizuar teksa iu drejtuan Pazarit të Ri për...
Read More