Dosja “Shullazi”, Dhori Kule u takua me Saimir Tahirin



capture_1460838239-6485153

Prokuoria për Krime të Rënda do të vazhdojë hetimet për akuzën e “gjobëvënies” ndaj Emiljano Shullazit, pavarësisht se asnjë nga biznesmenët e kërcënuar nuk kanë pranuar deri tani që të bëjnë kallëzim penal.

“AbcNews” raportoi sot se, hetimet ndaj Shullazit dhe të dyshuarve të tjerë si pjestarë të “bandës” së tij, do të vazhdojnë edhe pse deri më tani biznesmenët e përfolur nuk kanë pranuar të jenë gjobitur.

Burimet thanë se, për momentin prokuroria nuk po merret me pyetjen e këtyre biznesmenëve, pasi po punohet në rrugë operative që të provohet kontakti i tyre i mundshëm me bandën e Shullazit dhe personat ndërmjetës.

Vepra penale, për të cilën akuzohet Shullazi, thonë burimet, nuk është vepër penale për të cilën personi mund të heqë dorë apo të mos kallëzojë. Kjo vepër ndiqet penalisht edhe me iniciativë të prokurorisë, për të provuar krimin që të dyshuarit mendohet se kanë konsumuar.

Sa u përket informacioneve të Shërbimit Informativ Shtetëror, burimet thanë se ato nuk mund të përdoren si prova materiale në fashikullin e hetimit, por mund të shërbejnë si informacion që përdoret nga agjentët dhe oficerët e policisë gjyqësore për të shkuar tek provat materiale. Për këtë fakt, burimet sqarojnë se, që nga shkurti, prokuroria ka punuar në mbledhjen e provave për të provuar gjobëvëniet e Shullazit ndaj biznesmenëve.

Përveç kësaj, lidhur me një deklaratë në media të noterit Mitri Prifi, (i afërt me biznesmenin që dyshohet të jetë kërcënuar nga Shullazi në lidhje me një parkim tek rruga e Kavajës), i cili mohon versionin e kërcënimit, hetuesit thanë se para tyre asnjë nga dëshmitarët e pyetur nuk ka mohuar atë se çfarë ka deklaruar në fazën e hetimit paraprak.

Nga ana tjetër, prokuroria ka dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore rreth 30 kamera të sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga biznese e rrugë të ndryshme në Tiranë. Në mesin e këtyre pamjeve, mësohet se janë edhe ato të kamerave të sigurisë së hyrje- daljeve të kryeqytetit, kamerave të Bashkisë që ndodhen në kryqëzime dhe rrugë kryesore, kamerave të policisë, si dhe bizneseve të ndryshme.

Sipas prokurorisë, nuk janë gjetur kamera sigurie në momentin e kërcënimit dhe dhunimit të professor Mynyr Koni.

Ndërsa në laboarator janë dërguar edhe pamjet e hotel Sheraton, në oborrin e të cilit, profesor Dhori Kule pretendon se është kërcënuar. Sipas ktyre pamjeve, thonë burimet, profesor Kule duket që takon disa persona, por nuk mund të identifikohen me sy të lirë se kush janë ata.

Vetë Kule ka pretenduar se është kërcënuar nga disa persona, kërcënim për të cilin ai ka deklauar në prokurori se ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit, ka njoftuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Haki Çako dhe drejtorin e policisë Tiranë, Ervin Hodaj janë takuar me Dhori Kulen rreth 1 orë përara se ish-kryeministri Berisha ta denonconte publikisht këtë fakt.

Në deklarimin e tij, professor Kule thotë se gjatë bisedës, ministri Tahiri i ka premtuar se do ta zgjidhte këtë shqetësim, por pa dhënë shpjegime se si do të veprohej. Rreth 11 orë pas këtij takimi, me urdhër të prokurorisë për Krime të Rënda, i dyshuari për këtë kërcnim u arrestua. /abcnews/

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Gati për verë: Zmadhoni vithet dhe ndërtoni muskujt e barkut njëkohësisht!

Pasi që shumica e njerëzve hanë më shumë ushqim për t’i zmadhuar...
Read More