Dosjet që do të ‘shpërthejnë’

Ambasadori amerikan, Donald Lu shkoi këtë mëngjes në Prokurorinë e Përgjithshme, për të zhvilluar takimin e parë me prokuroren e re, Arta Markun.

Ambasadori Lu ka përshëndetur zgjedhjen e Markut si kryeprokurore, dhe u shpreh se tani do të fillojë një kohë e re ku do të ketë hetimi për të gjithë.

Gjatë ditës së djeshme Donald Lu takoi, Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën.

Ndërkohë mediat janë mbushur me spekulime se sa do jetë mandati i Markut.

Një analizë e Mapos arrin në përfundimin se ajo mund të qëndrojë së paku tre muaj në detyrë.

Portale të tjera shkruajnë se ajo mund të mbajë një mandat të plotë shtatëvjeçar, pasi është zgjedhje e SHBA.

Por a është kështu?

Ende nuk dihet asgjë, por fakt është se ambasadori i SHBA ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme në janar.

Për momentin, organi i akuzës ka në dorë një dosje të rëndësishme, atë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Opozita thotë se ka edhe një dosje për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Nga ana tjetër, qeveria është hedhur në aksion dhe ka përgatitur një dosje për ish-zyrtarë të lartë të transporteve, të zgjedhur nga LSI.

Kurse nga SHBA kanë ardhur sinjale se një dosje e fortë mund të lidhet me një koncesion të dhënë nga qeveria e Sali Berishës.

Priten zhvillime interesante!

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

‘50 mijë kroatët’, ‘Rusia’, ‘Kina’, Rama dhe diplomati i BE

Kjo fillimjavë ka qenë e mbushur me takime të rëndësishme mes përfaqësuesve...
Read More