Double future: Peçi dhe Stosiç, 4 sekuenca nga absurdi politik

Qendra e Artit Kontemporan, Tirana Art Lab në edicionin e gjashtë Double Future, punët artistike të dy artistëve, në perspektivën artistike që reflekton mbi absurditetin politik, historik dhe social. Punimet janë të zhvilluara në pikturë, vizatim, video, fotografi dhe shkrim duke krijuar lidhje me ngjarje të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.

Ç’është kjo perspektivë që gjithnjë e më shpesh i shtyn artistët drejt absurdit?! Arsyet dhe sa shënjojnë simbolikën aq dhe nënvetëdijen e shqetësimeve si të tilla. Kur ndërtuan double feature, formatin serial të ekspozitave, Tirana Art Lab (Qendra e artit kontemporan), ndoshta ishte në kërkim të përmbushjes sistematike të qëllimeve të saj, për t’i dhënë publikut këto perspektiva: shqiptare, rajonale dhe ndërkombëtare.  Prezantohet kështu ekspozita e edicionit të gjashtë të Double Featurë e ndërtuar rreth interesit të përbashkët që përshkon praktikën e dy artistëve: Absurdi. Ata janë Sokol Peçi dhe artisti serb Slobodan Stosiç të cilët do të sjellin punët e tyre pas një procesi krijues që fillon me pranimin e Absurdit, që përbën dimensionin prej nga ku e kanë prejardhjen punimet e tyre. “Vlerat e praktikave të të dy artistëve, qëndrojnë në aftësinë e tyre për të shndërruar absurditetin në subjektin e procesit krijues, duke përftuar edhe pse paradoksalisht një kuptim subjektiv prej asaj që mund të perceptohet si e pakuptimtë”, thuhet për kurimin artistik të tyre nga Tirana Art Lab. Duke ballafaquar, përqafuar, dokumentuar ose duke shndërruar Absurdin, krijimtaria e tyre konsiderohet një gjest rezistence. “Punimet e tyre synojnë të ballafaqojnë shikuesit me çka ato mund të jenë duke shmangur në mënyrë të vullnetshme ose të pavullnetshme.”

Ashtu siç shkruan Albert Camus në The Myth of Sisyphus, Absurdi nënkupton njëkohësisht të pamundurën dhe kontradiktoren, për të Absurdi nuk gjendet as në njeriun as në botën, por në praninë e tyre së bashku. Ekspozita përfshin katër punime nga secili artist, shumica e të cilave janë produksione të reja. Çdo punë funksionon si një sekuencë, të cilat së bashku krijon një narrativë bashkëkohore, që reflekton mbi absurditetin politik, historik dhe social. Punimet janë të zhvilluara në pikturë, vizatim, video, fotografi dhe shkrim duke krijuar lidhje me ngjarje të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.

Sokol Peçi (1984) lindur në Tiranë, ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Venezia dhe ka përfunduar masterin në Akademinë e Arteve të bukura në Bolonja. Ai jeton në Tiranë dhe Venezia dhe disa prej ekspozitave dhe eventeve në te cilat ai ka marrë pjesë përfshijnë: International Film Festival, AL, “Toleranca” Tirana Ekspres, AL, “ Njëqindë vetvarësi”, Zeta Gallery etj. Artisti tjetër, Slobodan Stosiç (1989) ka lindur në Novi Sad, aty ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura. Ai jeton dhe punon në Novi Sad. Disa prej ekspozitave të tij më të fundit, përfshijnë: “Focus: Ex-Yugoslavia and Albania”, kuruar nga Adela Demetja, Vienna contemporary, AUS, “15 years of Mangelos award” kuruar nga Miroslav Karić and Una Popović, Museu i Artit bashkëkohor, Beograde, SRB, “Divigation”, kuruar nga Meyken Barreto Y Gallery, New York, USA etj. Ekspozita do të hapet më 29 prill, të shtunën, në qendrën Tirana Art Lab në Tiranë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Basha, o me mburojë, o mbi mburojë!

Nga Arjan Çuri Në Spartën e lashtë, kur nënat nisnin bijtë e...
Read More