Drake thyen rekordin e Adele

drake

Drake përmbysi rekordin e Adele në “Billboard Music Awards”, duke u kthyer në sensacionin e ri të eventit. Reperi kanadez çoi në shtëpi 13 çmime, ndërsa këngëtarja e magjishme britanike ishte mbajtësja e rekordit me 12 të tilla.

Mes trofeve që rrëmbeu Drake ishte ai i “albumit më të mirë”, “artistit më të mirë mashkull” dhe nderimi i madh i mbrëmjes, “Top Artist”.

Kanadezi triumfoi mbi emra të njohur në garë, si Beyonce, Justin Bieber, Rihanna, Ariana Grande, The Weeknd, Twenty one Pilots, Shawn Mendes dhe Chainsmokers.

Një zë i madh u shfaq në mbrëmjen e “Billboard Awards”, Cher, e cila elektrizoi sallën. Pavarësisht moshës, efekti i këngëtares mbi adhuruesit nuk është zbehur. Cher ishte në formë tepër të mirë fizike.

“Në fakt, nuk është ndonjë gjë për t’u duartrokitur, sepse dje mbusha 71 vjeç. Po ama, thjesht sa për ta ditur, mund ta bëj ende ushtrimin ‘plank’ për 5 minuta. Dhe dua të falënderoj nënën time, se kur isha e re, më thoshte: nuk ke për të qenë ndoshta më e zgjuara, më e bukura, apo më e talentuara, por padyshim ke për të qenë shumë e veçantë”, tha Cher.

Tapetin e kuq e shkelën edhe emra të tjerë të famshëm, si Kate Beckinsale, Halsey dhe Lea Michele.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Hajduti” i dritave: I lidha për të karikuar telefonin. Gjyqtarit i kërkova burg, gjobën s’e paguaja dot

I arrestuar për herë të tretë për rilidhje të paligjshme të energjisë,...
Read More