Drama “Askushi” shfaqet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

askushi_drama

Drama “Askushi” është premiera teatrore, që po shfaqet për publikun në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kjo vepër është një vepër shqiptare e shkruar dhe vënë në skenë nga dramaturgu i mirënjohur Bashkim Hoxha. Vepra dhe këtë fundjavë nuk mungon për publikun në teatër, ndërsa Ministria e Kulturës në faqen e saj në Facebook pohon se publiku nuk duhet të mungojë në këtë premierë. “Një shfaqje me elementë të rinj, të cilët komunikojnë natyrshëm me realitetin dhe publikun. Mos mungoni në premierën dhe në ditët që kjo shfaqje do të jetë prezente në kalendarin e shfaqjeve në teatrin “Aleksandër Moisiu”, shkruan ministria. Drama “Askushi” e autorit Bashkim Hoxha më 10 nëntor pati premierën e saj në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për të vijuar dhe në ditët në vijim, duke u përcjellë me interesin e publikut. Për vënien në skenë të dramës, janë kapërcyer vështirësi të shumta, por vepra ka ardhur e realizuar nga një kastë e shkëlqyer aktorësh profesionistë. Marvin Tafaj në rolin e Antinoit, Eralda Çaushi në rolin e Penelopës, Besmir Bitraku me rolin e Uliksit, Mimoza Marjanaku në rolin e Kalipsosë, Xheni Fama me Eurimakun, Gjergj Doçi me drejtuesin e Cirkut, Edmond Halili, Dashamir Sinani, Muharrem Asllani e Anxhelo Jaupi, vijnë në rolet e kllounëve. Është një ansambël i vërtetë ngjyrash e skenash, që të mbajnë frymën pezull gjatë gjithë shfaqjes nga skena në skenë. Në rolin e as/regjisorit vjen Elios Ibro, imazhi nga Indrit Domi e Besmir Domi, formulimi muzikor nga Julian Shyti, koreografia nga Arian Plaku, kostumografia nga Lira Zahiri, grimi nga Edison Balkla, inspektor skene Elio Bajramaj, ndriçimi nga Kreshnik Bregu e Arjan Jaupi. Drama “Askushi” e shkruar nga Bashkim Hoxha fitoi çmimin e parë në Konkursin Mbarëkombëtar të Dramaturgjisë Shqiptare në Prishtinë dhe fitoi të drejtën për t’u vënë në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Për këtë dramë, autori ka punuar intensivisht për nja periudha 2-vjeçare. Bashkim Hoxha ka në proces edhe disa vepra te tjera letrare. Drama “Askushi” në shenjë të boshtit të saj tematik dhe motivor e projekton tradhtinë e idealeve për liri të kultivuara në kohë robërie e liri me një grup shokësh në një kohë paqeje pas lirisë së fituar me gjak, abuzimin me lirinë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çka thoshte Selena për dashurinë sa ishte me The Weekend

Selena Gomez u bë e famshme për sa i përket jetës së...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.