Drejtësia ka mbetur i vetmi instrument i diplomacisë amerikane në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë

Nga Ervis Iljazaj

Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur dje Kryeprokurorin e Përgjithshëm, në një seancë të tensionuar, ku opozita ka braktisur votimin, dhe zgjedhja drejtuesit të organit të akuzës është bërë vetëm me votat e mazhorancës. I njëjti skenar, si në seancën parlamentare shqiptare, ku Kryeprokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh me mazhorancë të thjeshtë, dhe nën protestën e opozitës, me pretendimin e kapjes së akuzës nga politika.

Ky tensionim, ndihet në shumë prej vendeve të Ballkanit, pasi ka një faktor të tretë, i cili po ndikon gjithmonë dhe më shumë në marrëdhëniet midis politikës dhe drejtësisë, që janë Shtetet e Bashkuara.

Pa hyrë edhe njëherë në debatin e procedurës së zgjedhjes së këtij organi, duket sikur ka një tension, i cili po shfaqet gjithmonë e më shumë midis politikës në disa vende të Ballkanit dhe Shteteve të Bashkuara për drejtësinë.

Rotacioni politik në Maqedoni, erdhi si pasojë e një konflikti dhe një tensioni, ku një rol të rëndësishëm patën dhe ndërkombëtarët. Maqedonia dhe i gjithë rajoni është kthyer tashmë në nga synimet kryesore të diplomacisë amerikane. Fakti që YEE, një nga diplomatët e rëndësishëm ka marrë postin e ambasadorit amerikan në Maqedoni, e tregon më së miri rëndësinë që ka ky rajon për gjeopolitikën amerikane.

Sepse rasti i Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk janë të vetmit të kësaj natyre. Mjaftojmë të kujtojmë që, edhe në Kosovë ditët e fundit është ndezur debati për Gjykatën Speciale, e mbështetur fort nga SHBA dhe politikës atje, që po mundohet me të gjitha mjetet për ta ndaluar.

Është e qartë tashmë, që ka një investim të madh politik amerikan në Rajonin e Ballkanit, për arsye gjeopolitike, i cili po vjen nëpërmjet reformave ligjore, që po shkakton një klimë tensioni kudo që ajo po shfaqet.

Rajoni i Ballkanit është kthyer në një nga rajonet me interes të gjeopolitikës të fuqive botërore si Rusia, SHBA apo Turqia. Në këtë kuptim mjetet diplomatike për të fituar terren dhe ndikim në këtë rajon, janë shumëfishuar. Një nga këto mjete që Shtetet e Bashkuara, fatmirësisht për shoqërinë e vendeve, si: Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, është Reforma në Drejtësi, duke shkëputur njëherë e përgjithmonë lidhjet korruptive që historikisht ka patur me politikën.

Me gjithë përpjekjet e klasës politike të këtyre vendeve të Ballkanit për ta penguar atë, dhe të gjitha dyshimet nëse vërtet ka një vullnet për të reformuar drejtësinë dhe për ta pastruar atë njëherë e mirë nga hijet e së shkuarës, të paktën në psikikën e masave të shoqërisë dhe atyre që ndihen të rrezikuar, ajo ka filluar.

Asnjëherë më parë nuk është ndjerë trysnia e drejtësisë te klasa politike si në këto momente. Me gjithë defektet që ka ajo të trashëguara nga e kaluara, me gjithë fenomenin e korrupsionit që ekziston ende në radhët e saj, të gjithë ata që janë të implikuar në afera të ndryshme ndihen më të brishtë se kurrë. Kjo klimë trysnie ndihet kudo edhe në ajrin e ndotur të politikës. Me siguri, çdokush nga klasa politike që ndihet i implikuar apo fajtor në ndërgjegjen e tij, nuk po e bën gjumin të sigurt këto kohë. Sepse siç thuhet rëndomtë në këto raste, drejtësia ashtu si e vërteta, vonon po nuk harron.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Dënimi i Gruevskit, një sinjal dhe për Shqipërinë

Nga Spartak Ngjela Dje gjykata e Shkupit dënoi 2 vjet burg ish-kryeministrin...
Read More