Drejtësia në udhëkryq, përgjysmohet Gjykata e Lartë

Aktiviteti i Gjykatës së Lartë rrezikon të vihet në vështirësi serioze pas largimit nga detyra të katër anëtarëve të saj. Plotësimi i vendeve vakante, është në varësi të ngritjes së institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.

Nga 19 anëtarë Gjykata e Lartë ka në punë vetëm 10 prej tyre, por efektivisht ata mbeten 9 nëse merret parasysh fakti se Xhezair Zaganjori mban edhe postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë. Largimi nga detyra që nga dje i katër anëtarëve të kësaj gjykate e vë në vështirësi serioze funksionimin e punës në një kohë që zëvendësimi i tyre do të dojë kohë pasi është në varësi të krijimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të cilat burojnë nga Reforma në Drejtësi.

Vendimi

Pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë iu ka mbaruar mandati dhe praktikisht, kjo gjykatë po shkon drejt bllokimit të punës së saj. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se iu ka mbaruar mandati anëtarëve Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani dhe Andi Çeliku.

Por katër prej këtyre gjyqtarëve, përkatësisht Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, dhe Arjana Fullani në mënyrë individuale, kanë paraqitur një shkresë drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë, më të cilën njoftojnë për dorëzimin e detyrës si anëtarë të Gjykatës së Lartë. “Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas konstatimit të plotësimit të mandatit 9-vjeçar më datë 28.07.2017 të gjyqtarëve të sipërpërmendur si anëtarë të kësaj gjykate, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit për secilin prej tyre”, thuhet në njoftim. Sipas Gjykatës së Lartë, kreu i këtij institucioni ka njoftuar Presidentin e Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për vendimmarrjen e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë lidhur me mbarimin e mandatit të këtyre gjyqtarëve. Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Por plotësimi i vendeve vakante, është në varësi të ngritjes së institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.

Situata

Kushtetuta parashikon mundësinë e qëndrimit të tyre në detyrë deri në momentin e zëvendësimit, por katër anëtarë: Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, dhe Arjana Fullani kanë vendosur që të dorëzojnë detyrën. Por ndryshe nga kolegët e tij, gjykatësi Andi Çeliku do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, deri në zëvendësimin e tij nga një anëtar i ri. Gjykata e Lartë ka sipas ligjit 19 anëtarë. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që një anëtar i Gjykatës së Lartë dorëzon detyrën me mbarimin e mandatit. Ardian Nuni vendosi të largohet nga detyra, menjëherë sapo mbledhja e gjyqtarëve vendosi të deklarojnë përfundimin e mandatit të tij. Qëndrim të kundërt mbajti anëtari tjetër, Ardian Dvorani, i cili prej më shumë se dy vitesh qëndron në detyrë, edhe pse mandati i ka përfunduar. Më herët ka dhënë dorëheqjen Mirela Fana, ndërsa Majlinda Andrea e cila u dënua për korrupsion prej kohësh nuk e ushtron detyrën.

Dorëzimi i detyrës nga 4 anëtarët e tjerë e çon në 9 numrin e gjykatësve që ushtrojnë aktivitetin, pa llogaritur kryetarin Xhezair Zaganjori. Praktikisht në muajt që vijnë, Gjykata, e cila ka në shqyrtim afër 19 mijë dosje, do të funksionojnë vetëm me gjysmën e anëtarëve të saj.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Gjuhëtarët të shqetësuar: T’i mësohet shqipja mërgatës!

Edicioni i 36-të i seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe kulturës shqiptare ka...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *