Drejtoni flokët tuaja në mënyrë natyrale

Shumë gra dëshirojnë të kenë flokë të drejta. Është një stil që asnjëherë nuk del nga moda, nuk kërkon shumë shpenzime për mirëmbajtje dhe i përshtatet secilës formë të fytyrës.

Por jo të gjitha gratë kanë këtë fat – të kenë flokë të drejta. Prandaj shumë prej tyre bëjnë edhe shumë shpenzime dhe trajtime nga më të paimagjinueshmet për të realizuar këtë dëshirë të tyre.

Shumë zgjedhin të përdorin shampon dhe produkte kozmetike që kushtojnë goxha shtrenjtë ose edhe shkojnë një hap më larg, kryejnë tretmane të pafundme por në fund nuk e kanë rezultatin që ato duan.

Madje edhe nëse e arrijnë një gjë të tillë, flokët e tyre dëmtohen shumë.

Megjithatë duket se nuk e dinë se ekziston një mënyrë shumë më e thjeshtë, natyrale, efektive dhe më e lirë për këtë.

Më poshtë gjeni një trajtim natyral që do t’u drejtojë flokët tuaja ashtu si gjithmonë keni dëshiruar.

Për të përgatitur këtë maskë ju duhen vetëm katër përbërës.

1 filxhan vaj kokosi

1 limon (të shtrydhur)

2 lugë gjelle vaj ulliri

3 lugë gjelle miell misri

Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendoseni masën në gjithë flokët tuaja. Kapni flokët lart dhe vendoseni një kapele që e përdorni kur bëni dush, e më pas vendoseni një peshqir të nxehtë mbi të.

Lëreni të qëndrojë për 1 deri 2 orë dhe më pas shpëlajini me ujë të vakët.

Përdoreni këtë trajtim vazhdimisht dhe shumë shpejt do të shihni se flokët tuaja do të drejtohen.

Më e mira e këtij tretmani është krejtësisht natyral dhe nuk dëmton flokët tuaja por mbi të gjitha bën flokët tuaja të buta dhe të shkëlqyeshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ministria e Transporteve: Kujdes në këto rrugë me probleme

Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje te premten si edhe ne...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.