Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, shkakton aksident në Fier, pranga 44-vjeçarit



Policia e Fierit ka arrestuar një 44-vjeçar pasi përplasi me makinën e tij në gjendje të dehur një automjet tjetër.

Për pasojë në aksin rrugor Lushnjë -Fier, te rrethrrotullimi Plukut, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 888 OA, ka goditur mjetin tip Opel, me targa AA381CY , me drejtues shtetasin E.A, 34 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë Luan Arapi, 44 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, ndërsa nga kontrolli i testit të alkolit shtetasi Luan Arapi rezultoi në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Personat që preferojnë të rrinë në shtëpi, janë më të zgjuar

Sipas një studimi shkencor, personat që preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, në...
Read More