Dritan Zagani: Skafin e Tahirit e mbanin Habilajt, ju tregoj përballjen e vetme me ta

Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani në një lidhje me “Skype” ka folur gjithçka di pas zhvillimeve e fundit për çështjen “Habilaj-Tahiri”. Ai rrëfeu se Habiljat janë një familje e madhe.

“E kanë nisur që nga viti 1998. Janë marrë me trafik droge që në fillim. Këta kanë qenë goxha aktivë. Vonë shumë kanë hapur një biznes legal në Vlorë. Në 2010-ën kishin hapur një biznes për transport fruta-perimesh me Italinë dhe kishin vetëm një kamion. E mbaj mend kamionin e tyre. E shihja që shihnin se si jetonin në luks këta persona. Kishte disa biznesmenë të tjerë me disa kamionë dhe nuk u dilte biznesi.

I thashë një oficeri policie se kisha informacione me Habilajt. Ai më shmangej. Më vonë mësova se ai hante dhe pinte me ta dhe jetonte në një pallat me ta.

Lidhjet me Tahirin i mësova rastësisht. Shkak u bë një skaf. Nuk kam të dhëna që me të është bërë trafik droge. Ai më rezultonte në pronësi të Tahirit, në atë kohë deputet në opozitë, por e mbanin kushërinjtë e tij në Vlorë. Sa herë vinte në Vlorë, Tahiri hante drekë me ta.

Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Habilajt. Pas daljes nga burgu isha në arrest shtëpie. Një natë më vijnë 2 miq nga Tirana dhe më ftojnë në një lokal buzë detit. Në atë lokal ishin edhe Habilajt. Erdhi pronari dhe më tha: “Nuk dua sherr në lokal. Ata po bëjnë plan si të të fusin thikën nga pas”. I pashë që ishin ata dhe iu fola drejt” – ka rrëfyer Zagani.

Faktin që skafin e ish-ministrit të Brendshëm e mbanin Habilajt e ka denoncuar edhe ish-kryeministri Berisha dy netë më parë, teksa postoi një foto të tyren në bord.

Shkruar Nga
More from Revista User

OKB: Më shumë se 300 persona të vrarë në luftën për rimarrjen e Mosulit

Të paktën 307 civilë janë vrarë dhe 273 të tjerë janë plagosur...
Read More