Drogë dhe armë në karburant, pranga biznesmenit dhe dy të tjerëve

Një sasi droge është gjetur nga policia në një aksion të zhvilluar në Korçë, ku është vënë në pranga pronari i një karburanti dhe dy persona të tjerë.

Gjatë operacionit antidrogë të  koduar “Intenerari” janë sekuestruar 8 kilogramë e 700  gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore.

Bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të:

• Andrea Kapurani, 35 vjeç,

• Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe

• Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi  në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar,  në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

6 (gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si  narkotike Cannabis Sativa

4 granata luftarake ofensive si edhe

3 kapsolle detonatore 

Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të  ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Dosja në ngarkim të dy vëllezërve i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për “Moskallëzim krimi” ndaj shtetasit tjetër.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pse ndryshoi qëndrim Edi Rama dhe çfarë do ndodhë me Tahirin?

Të mërkurën e kësaj jave Edi Rama dha mesazhin se e kishte...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.