Drogë në ambientet e brendshme të burgut, nisin hetimet

burgu

Një sasi lënde narkotike është zbuluar në ambientet e brendshme të Burgut të Durrësit, ndërsa kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se rreth orës 09.30 të së martës, në tubat e ajrimit të I.E.V.P Durrës u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 110.5 gr hashash dhe 4.5 gr heroinë.

Hetimet kanë nisur për veprën penale të prodhimit dhe shitjeve të narkotikëve, ndërsa po hetohet edhe futja e drogës në ambientet e burgut. Shpesh kanë qënë familjarë të të burgosurve që janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin drogë gjatë orarit të takimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shpërthen skandali në Miss Amerika

Njerëzit kryesorë nga organizata e Miss Amerikës kanë dhënë dorëheqje pas zbulimit...
Read More