Dua bën histori në Billboard-in amerikan

Kur Dua Lipa dy vite më parë u cilësua si ylli i së ardhmes, pak kush do e besonte ngjitjen e saj në një periudhë kaq të shpejtë.

8-0

Picture 1 of 2

Brenda një viti e gjysmë, sukseset kanë qenë të pandalshme për këngëtaren e cila tek vitin e kaluar publikoi albumin e saj të parë.

Këngë të para në Britani të Madhe, numër rekord i nominimeve dhe çmimeve të fituara në ceremoni prestigjioze e koncerte të pandalshme e kanë përcjellur këngëtaren me origjinë nga Prishtina e cila s’do ndalet as përgjatë 2018-tës.

E në muajin e parë të vitit që kemi hyrë, ajo ka bërë një hap shumë të rëndësishëm duke zënë vend në 10shen e këngëve më të dëgjuara të Billboard-it amerikan me ‘New Rules’.

Terreni në SHBA ka qenë gjithmonë një ‘arrë më e fortë’ për artistë krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet tjera të Europës por duket se këtë sfidë po e tejkalon pa problem Dua dhe ne s’mund të ishim më krenarë se kaq!

Shkruar Nga
More from Revista User

Lidhjet në distancë, mund të zgjasin apo jo?

Rreth 14 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, menaxhojnë shumë...
Read More