Dua Lipa bashkëpunim me DJ Calvin Harris, së shpejti kënga ‘One Kiss’

 

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka bërë një bashkëpunim me ish-të dashurin e Rita Orës, DJ Calvin Harris, pak kohë para “Brit Awards” ku fitoi dy çmime.

Bëhet fjalë për këngën “One Kiss”, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Calvin nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, ku shfaqet një ‘barcode’, i cili, nëse skanohet, tregon titullin e këngës që DJ Calvin dhe Dua Lipa kanë regjistruar së bashku.

Harris ka qenë në një lidhje me këngëtaren shqiptare Rita Ora shumë vite më parë, ndërkohë që më pas u përfol për lidhjen me Taylor Swift, raport i cili mori fund në 2016.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shorti/ 3 kundërshtarët e Skënderbeut. Shqiptarët drejt Beogradit

Skenderbeu ka njohur sot kundërshtarët e ndeshjeve në fazën e grupeve të...
Read More