Dua Lipa feston: 2 milionë albume të shitura

Dua Lipa ka arritur shifrën 2 milionë përsa i përket albumeve të shitura në të gjithë botën.

Këngëtarja shqiptare, e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm në muzikë, e ka bërë të ditur këtë arritje me anë të një postimi në Instagram.

Dua Lipa shkroi në rrjetin social: “2 milionë albume në të gjithë botën. I dua që të gjithë fansat dhe ekipin tim”.

Kënga e fundit e Dua Lipës, “One Kiss” në vetëm 3 javë ka arritur 39 milionë klikime në Youtube. Ky fakt tregon qartë se sa e pëlqyer është ajo në të gjithë botën.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Propozimet e PD: Sulm ndaj kapitalit apo një nismë e duhur?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të prezantojë sot nismën ligjore...
Read More