Dua Lipa, me pasuri marramendëse…

 
 

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është shfaqur mbrëmë me DJ e njohur Calvin Harris në emisionin e prezantuesit irlandez, Graham Norton.

Ajo ka bërë botën për vete me këngët e saj “New Rules” dhe “IDGAF”, dhe bashkëpunimi i saj më i fundit me DJ-in skocez – i titulluar “One Kiss” – pritet të jetë hiti i kësaj vere.

Nga vjen kjo këngëtare e famshme dhe si ka hyrë ajo në skenën muzikore, pyet “Metro”-ja anlgeze?

Këngëtarja dhe tekst-shkruesja, 22 vjeçe, shënoi sukses të madh vitin e kaluar pas lansimit të albumit të saj të fundit në muajin qershor.

Londinezja është e lindur në Kosovë, ndërsa prindërit e saj kanë emigruar në Angli në vitet e ‘90-a dhe janë rikthyer në Kosovë në vitin 2008.

Dua Lipa është emri i saj i vërtetë – emri i babait të saj është Dukagjin Lipa.

Kur ajo ishte 15 vjeçe, u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar me shpresë që të bëhet këngëtare.

Lipa ka qenë rregullisht në top lista që nga 2015-a, por ka postuar “covers”-a në kanalin e saj në YouTube që kur ishte 14 vjeçe.

Në vitin 2015 ajo nënshkroi me “Warner Music Group” dhe në muajin gusht të po atij viti, Lipa publikoi këngën e saj të parë “New Love”, por hiti i saj i parë ishte “Be The One” i publikuar në tetor të 2015.

“New Rules” ishte në top listën e “Spotify” në Britani të Madhe dhe është shpallur si artistja më e dëgjuar e vitit 2017. E pabesueshme, ajo ka tejkaluar Beyoncen dhe Taylor Swiftin për t’u bërë “femra më e dëgjuar e Spotify për 2017-ën”, shkruan ‘Metro.co.uk, transmeton Koha.net.

Sipas “Celebrity Net Worth”, këngëtarja Lipa vlerësohet se ka pasuri prej rreth 3 milionë dollarësh (rreth 2.5 milionë euro). Ajo ka arritur tërë këtë pasuri nga shitjet rekorde, turnetë dhe duke punuar si modele.

Pasuria e saj vazhdon të rritet edhe në skenën botërore pasi ajo ka marrë pjesë në turneun e Bruno Marsit dhe të grupit “Coldplay” këtë vit.

Gjithashtu, Dua Lipa këtë vit në “Brit Awards” ka marrë dy çmime: “British Breakthrough Artist” dhe “British Female Solo Artist”, ndërsa vitin e kaluar ishte e nominuar për çmimin “Teen Choice Award for Choice Breakthrough Artist”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dosja ‘Habilaj’/ Edhe 8 drejtorë dhe ish-drejtorë policie nën hetim…

Përveç tre ish-drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës edhe 8 zyrtarë të...
Read More
CLOSE
CLOSE