Dua Lipa ndahet nga Paul Klein, i kthehet ish të dashurit

Dua Lipa u tregoi tifozëve të saj se si të mos ktheheshin me ish të dashurin e tyre me këngën e saj “New Rules”, por siç duket ajo vetë ka pasur nevojë për disa këshilla në këtë aspekt.

4-6

Picture 1 of 3

Një burim i afërt i këngëtares ka zbuluar se Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, Paul Klein pas pesë muajsh lidhje, shkruan The Sun.

“Dua dhe Paul kaluan një kohë shumë të mirë së bashku, por gjërat në mes tyre nuk funksionuan”, ka thënë ky burim.

Po i njëjti burim shtoi se Dua është kthyer përsëri në kontakt me ish të dashurin e saj, Isaac Carew.

“Ajo sërish është në kontakt me Isaac-un, me të cilin u nda vitin e kaluar, por ka qenë jashtë vendit javët e fundit kështu që nuk mundur të takojnë njëri tjetrin”, ka shtuar burimi

Në mes të tjerash ky burim shtoi se Dua të gjitha emocionet për lidhjen e dështuar i ka në albumin e saj të ri.

“Ajo është shumë pozitive për këtë situatë dhe ka derdhur emocionet e saj në albumin e saj të ri, të cilin ajo e ka shkruar në Xhamajka dhe Los Anxhelos”, ka shtuar burimi.

Megjithatë, Dua Lipa ka arsye për tu shpërqendruar nga lidhja e saj e dështuar, kjo për arsye se ajo tani është e nominuar në pesë kategori “Brit Awards”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Britania përgatitet të nxjerrë nga qarkullimi monedhat e vjetra metalike

Disa ditë para ndalimit të qarkullimit në treg të monedhave të vjetra...
Read More