Dua Lipa në Tiranë: Ndjej përgjegjësi ndaj Kosovës dhe Shqipërisë

Dua LipaMbrëmë në Tiranë, këngëtarja nga Prishtina Dua Lipa. Ndërsa një ditë më parë në parkun e Gërmisë është mbajtur koncerti i parë i saj në Prishtinë, duke u rikthyer pas katër vitesh në një nga koncertet e saj më të mëdha, por edhe në kryeqytetin e Kosovës njëkohësisht

Është rikthyer pas katër vitesh në Prishtinë, duke shënuar një nga koncertet e saj më të mëdha, nga gjitha turet e realizuar në Evropë. Këngëtarja Dua Lipa me një staf menaxherial të jashtëzakonshëm, ka mundur të mbajë publikun shqiptar si në Kosovë dhe Shqipëri në vëmendjen maksimale ndaj saj.

Ndërsa mbrëmë ajo bashkë me gjithë ekipin e saj ka qenë në koncertin e Tiranës, mbajtur në Sheshin “Nënë Tereza”. Ky koncert, ndryshe nga ai në Prishtinë ishte i hapur, pa bileta, pa lënë pas pjesëmarrjen e madhe të adhuruesve të këngëtares. Më të mbërritur në Tiranë, këngëtares i është dorëzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, simboli i qytetit, Çelësin e Qytetit, për një vajzë që frymëzon shumë njerëz. Ndërsa këngëtarja Dua Lipa tha se për të është një privilegj që ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të performuar. “Është një privilegj shumë i madh për mua të vij pas një kohe shumë të gjatë dhe të më prisni në Tiranë. Dua të theksoj se ndjej një përgjegjësi shumë të madhe ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe ju falenderoj shumë për këtë mundësi që të jem me të gjithë shqiptarët”.

Ashtu si në Prishtinë, dhe mbrëmë në Tiranë, Dua Lipa ka kënduar këngët e albumit të saj të ri, i cili do të lançohet në shkurt të vitit 2017, ndërsa performanca e saj ka zgjatur më shumë se një orë. Ndërsa në Prishtinë, në natën e errët, duart pafund qirinjish ndezur Dua Lipa ka ngjitur në skenë dhe babain e saj.

Për mediat e Kosovës, kjo është konsideruar si befasi e koncertit, surprizë që Dua i  bëri babait të saj, këngëtarit Dukagjin Lipa, anëtar i grupit “ODA” duke kënduar këngën legjendare të këtij bendi “Beso në diell”. Ajo e ftoi për t’iu bashkangjitur në skenë duke sjellë emocione të veçanta si në skenë ashtu edhe tek i gjithë publiku në Prishtinë. Performanca e Duas ka përfunduar me hitin e saj aktual “Hotter Than Hell”.

Në koncert ishin të pranishëm afro 20,000 qytetarë nga e gjithë Kosova. I gjithë koncerti i këngëtares ka qenë i mbikëqyrur në masa të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës. Ndërsa, mbrëmë këngëtarja ka performuar edhe në Tiranë, por si duket më në hije nga emocionet që shkaktoi në Prishtinë, prej nga ka edhe origjinën këngëtarja, edhe pse e lindur në Londër.

E cilësuar si obsesioni më i ri muzikor sot në skenën e Europës, Dua flet shumë mirë shqip, dhe në të gjitha intervistat, përshëndetjet e saj kanë qenë në këtë gjuhë. “Çfarë kam ëndërruar për këtë koncert, në këtë pikë, po e përjetoj ëndrrën”, thotë Dua Lipa. Këngëtarja tashmë e fokusuar vetëm tek karriera e këngës, thotë se ka lënë çdo mendim tjetër për karrierën e saj. “Kjo është puna ime tani, e përditshme. Unë ngrihem çdo ditë në mëngjes shkoj në studio. Me këtë jetoj tani, kjo më parë ishte e paparashikueshme për mua” ka thënë Dua për televizionin e Kosovës.  Ajo në intervistat e dhëna për mediat e Kosovës, ka folur për muzikën e saj, se zhanri i hip hopit që e ndjek e ka të ushqyer që nga koha kur jetonte në Kosovë, dhe si artiste përpiqej të identifikohej me këtë. Por tani këngët e saj, tregon se janë të miksuara.

“Babi kujdeset për karrierën time, i cili ka pasur gjithnjë një rol të rëndësishëm” , ka thënë Dua, ndërsa ka folur për familjen e saj se kanë një jetë të veçantë duke vendosur besimin tek njëri- tjetri. Por, ai që “udhëheq” e menaxhon këngëtaren është babai i saj për të cilin ka treguar se është shumë i përfshirë në karrierën e saj muzikore. Ishte babai i saj që e  ka familjarizuar Duan me muzikën, ndërsa stili i këngëtares është krahasuar me atë të Lana del Rey. Dua Lip a ka dalë nga zërat e X Factor në Britani. Kënga e saj e parë është “Neë Love”, ndërsa hiti i cili e bëri të njohur ishte “Be the one”, e cila është e vetmja këngë në album që nuk e ka shkruar vetë. Kjo këngë ka afër 70 milionë klikime në youtube dhe deri më tani është kënga më e suksesshme e Dua Lipës.

Shkruar Nga
More from revista mapo

A ka kuptim protesta përpara ndeshjes elektorale?

Nga Ervis Iljazaj* Protesta e thirrur nga opozita në datë 18 shkurt...
Read More