Dua Lipa për GQ: Një artiste grua me vështirësi merret seriozisht

 

Dua Lipa “Provokon” sërish, pozon për GQ.

Ajo është duke u shndërruar në një emër të njohur në industrinë e muzikës.

Në një intervistë së fundmi për “GQ” Lipa ka treguar se fillimet nuk i kishte të lehta.

“Për një artiste grua është shumë më e vështirë që t’ju marrin seriozisht nëse nuk jeni të ulur pranë një pianoje apo nëse nuk keni një kitare në dorë.

Për artistët meshkuj, njerëzit menjëherë besojnë se ata shkruajnë dhe kompozojnë muzikën e tyre, ndërsa për gratë nuk është një gjë e tillë” është shprehur Lipa.

Dua gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e lëvizjes #MeToo, përderisa e ka quajtur veten me fat që nuk ka përjetuar ndonjë ngacmim seksual.

Sa i përket albumit të radhës këngëtarja ka treguar se do të ketë këngë pop të cilat do t’ju bëjnë të vallëzojnë.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Eni Koçi: Identifikimi më i bukur për mua do të jetë gjithmonë…

  Eni Koçi e ka nisur karrierën e saj muzikore në një...
Read More
CLOSE
CLOSE