Dua Lipa për herë të dytë krah ish të dashurit të Rita Orës

 

Rita Ora dhe Dua Lipa duket se kanë një armiqësi të fshehur prej kohësh.
Në rrjetin social Instagram Dua Lipa ka publikuar një foto krah ish të dashurit të Rita Orës, Bruno Marsit.

Në foto Dua shfaqet vetëm me të brendshme të zeza, dhe krahëve ka hedhur një xhaketë ngjyrë rozë.

Por Dua ka qenë e ftuara speciale në turin e realizuar nga këngëtari i famshëm, dhe foto e publikuar me të është një shenjë falenderimi.

Por çfarë do të mendojë Rita Ora lidhur me këtë postim?

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka bërë një bashkëpunim edhe me ish-të dashurin e Rita Orës, DJ Calvin Harris, pak kohë para “Brit Awards” ku fitoi dy çmime.

Bëhet fjalë për këngën “One Kiss”, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Calvin nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, ku shfaqet një ‘barcode’, i cili, nëse skanohet, tregon titullin e këngës që DJ Calvin dhe Dua Lipa kanë regjistruar së bashku.

Harris ka qenë në një lidhje me këngëtaren shqiptare Rita Ora shumë vite më parë, ndërkohë që më pas u përfol për lidhjen me Taylor Swift, raport i cili mori fund në 2016.

Sa do të vazhdojë kjo luftë e heshtur mes dy divave shqiptare?!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbretëresha Letizia e Spanjës zgjedh një stilist spanjoll për një darkë shtetërore

  Mbretëresha Letizia e Spanjës u bashkua me bashkëshortin e saj Mbreti...
Read More