Dukagjinit i rikthehen “vizat”!

Gjovalin Bardheti sëbashku me fëmijën 9 muajsh ka kaluar natën në Shkodër. Mëngjesin e së martës (10 prill) ka dalë sërish në kryqëzimin e Stom Golemit për të gjetur një furgon që udhëton drejt Dukagjinit, pasi një ditë më parë nuk mundi të shkonte në banese.

Transporti publik u bllokua nga frika e kontrolleve të postobllokut të ngritur nga policia në rrugën e Prekalit.

Banor, Gjovalin Bardheti: Kam dy ditë me fëmijën dhe nuk kam mundur të dal. Furgonët nuk kanë dalë dhe unë nuk mund të lëviz.

Banorët e zonës së Dukagjinit e quajnë absurde këtë masë të marrë duke theksuar se policia i di problemet e këtyre fshatrave dhe i ka të skeduar personat me precedentë, prandaj nuk ka pse tu vendosë pengesa e kontrolle të tilla.

“Më lehtë është të shkosh në Amerikë e Angli. Nëse shteti ka dyshime tek ndonjë person le ta arrestojnë por të pafajshmin ta lënë të lirshëm” thotë një banor tjetër

Një pjesë e madhe e tyre dalin në malësitë e Dukagjinit gjatë verës, pasi në dimër rruga bllokohet nga dëbora, e cila ende segmentin nga Qafa e Thores e mban të izoluar.

Burime nga policia e shtetit thonë se postoblloku 24 orësh bën skanimin e çdo personi dhe mjeti që i drejtohet Dukagjinit, për të frenuar çdo tentativë të kultivuesve të kanabisit që të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre atje. Qofte për krah punëtorë, apo mjete të tjera që nevojiten për trajtimin e bimëve.

Ky plan masash është hartuar që në nisje të vitit dhe vjen nga policia e shtetit sëbashku me një sërë detyrash që i janë lënë grupeve të shpërndara në terren.

Mjetet e transportit publik janë në fokus pasi përveçse të paliçensuara, janë ato që kalojnë më shpesh në këtë aks rrugor./Ora News.tv/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Në pritje të ëmbël dhe plot stil, 4 personazhet VIP…

    Shtatzënia është padyshim një nga momentet më të veçanta në...
Read More