Dule: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi kanë bërë hapa prapa për faj të Ramës

Kryetari i PDBNJ-së, Vangjel Dule akuzon kryeministrin Edi Rama se ka mbajtur peng marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë për 5 vite, raporton Ora News.

“Në këto 5 vitet e fundit janë bërë hapa prapa në marrëdhënie me fqinjin tonë, të cilat kanë kosto jo të vogël. Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë, sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe në të tashmen. Rama nuk mund të mbajë peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë”.

Sa i takon marrëveshjes për detin, Dule vlerëson si të drejtë marrëveshjen e vitit 2009, dhe shpreson që negociatat të konkludojnë në një rezultat të drejtë dhe efektiv.

E drejta ndërkombëtare prevalon mbi të drejtën e vendit përfshirë dhe Kushtetutën. Greqia dhe Shqipëria janë të vonuara në arritjen e marrëveshjes”, shprehet më tej Dule, i cili sjell në vëmendje edhe apelin e kreut të KE, Junker në Tiranë.

Kreu i PBDNJ-së ishte i pranishëm në një aktivitet të organizuar me rastin e festës së Greqisë në qytetin e Korçës

Shkruar Nga
More from Redaksia

Marrëveshja PD-PS ka dhënë efektet pozitive për interesin publik që tani

Nga Ervis Iljazaj Marrëveshja politike midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për...
Read More