Duma në protestën e banorëve: Një fëmijë 12 vjeç po mbahet në komisariat

Deputetja e PD-së për Tiranën, Grida Duma ka qenë mbrëmjen e djeshme pranë banorëve të Shkozës, duke përkrahur protestën e tyre kundër prishjes së banesave për shkak të zgjerimit të rrugës së Shkozës.

Janë 153 familje që preken nga projekti, dhe të mbetur pa asnjë zgjidhje. Një prej qytetarëve ka denoncuar një situatë të trishtë. Ajo thotë se bashkë me 15 protestuesit e shoqëruar nga policia, ndodhet edhe një fëmijë 12-vjeçar.

“Një fëmijë 12 vjeç është tani në komisariat. Aty tani, në rajonin në 1 janë 16 veta, që kërkojnë pronën e tyre. Ai fëmijë është traumatizuar. Ka mbi 4 orë që rri aty”, tha qytetarja. “Tani do shkojmë direkt atje”, reagoi Duma.

“Ku të mbytemi?”, thotë një qytetar. Duma: Shteti vjen e të nxjerr përjashta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përfituan pension në mënyrë të padrejtë, procedohen penalisht 10 të moshuar

Dhjetë të moshuar pensionistë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.