Durrës: 58-vjeçari u vra për 13 mijë lekë, në krim edhe Kurti

kurtiDalin në dritë detaje të reja nga vrasja e Agim Arapit në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve të Ora News, 58-vjeçari u vra nga tre personat për një pagesë mujore prej 130 mijë lekësh të vjetra.

Mësohet se konflikti mes viktimës dhe tre autorëve nisi për një pagesë mujore, që më pas degjeneroi në dhunë, duke shkaktuar edhe vdekjen e Agim Arapit.

News24 raporton se Arapi kishte rënë dakord që të paguante 130 mijë lekë të reja në muaj për tubin e një picerie, që ishte vendosur në pallat.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 19:55 në lagjen numër 1 të qytetit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre personat janë konfliktuar fizikisht me viktimën.

“Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta”, thotë policia.

Si pasojë është plagosur shtetasi Agim Arapi, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre autorët e dyshuar për vrasjen, vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurtin, dhëndri i Kostandinit.

Ky i fundit është një emër i njohur për policinë dhe mediat.

Më 4 prill të 2016, Kurti u akuzua për vrasjen e babait.

Ai u arrestua së bashku me dajën e tij, por më pas u la i lirë.

Jurgen Kurti njihet si menaxher i VIP-ave në Tiranë, po ashtu dhe për jetën e tij luksoze.

Historia në familjen e djalit që vishet me marka të njohura, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit.

Sipas policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti, babai i tij hyri me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin.

Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.

Natyrisht që kjo ishte një tragjedi për jetën e Jurgenit, i cili në të gjitha daljet publike apo statuset që postonte në rrjetet sociale paraqitej si djalë që e dashuron jetën dhe e shijon atë në maksimum.

 

Shkruar Nga
More from revista mapo

Mbishkrime kishtare në Shqipëri, dritare njohjeje me të shkuarën

Historiani, paleografi Andi Rembeci hedh vështrimin mbi Mbishkrimet kishtare në Shqipëri, një...
Read More