Durrës, lëndë plasëse në zyrën e LSI-së

policia-durres

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një zyrë elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në lagjen nr.18 të Durrësit.

Shpërthimi, sipas policisë, ka ndodhur gjatë natës. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksplozivë.

Uniformat blu, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Irina Shayk mahnitëse në Verona

Shkëlqen dhe njëherë në sy të mediave rusja Irina Shayk. Në mbrëmjen...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *