Durrës/ Sapo u lirua nga burgu, i vënë lëndë plasëse në lokal

policia2015

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Durrës në një lokaj në lagjen 15 të qytetit.

Shpërthimi është dëgjuar në mesnatë dhe ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave të para mësohet se banesa ku ishte vendosur lënda plasëse është pronë e shtetasit Fetah Mataj 35 vjeç. 35-vjeçari është një person me precedentë penale, dhe para disa muajsh ishte liruar nga burgu.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.05.2017, rreth orës 24:00, në lagjen Nr.15 Durrës, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale në lokalin në pronësi të shtetasit F. M. 35 vjeç.Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shenja juaj e horoskopit tregon çajin tuaj ideal!

Stina e dimrit është e lidhur ngushtë me konsumin e çajit. Një...
Read More